HomePolitikePlani i Rritjes së BE-së, Komisionerja Kos nga Tirana: Shqipëria ka zbatuar...

Plani i Rritjes së BE-së, Komisionerja Kos nga Tirana: Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave, do marrë 185.6 mln € në pagesën e katërt

Advertismentspot_img

Në kryeqytetin shqiptar është duke u mbajtur Samiti i Planit të Rritjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Liderët e rajonit dëgjuan Komisioneren e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila bëri një përmbledhje të arritjeve.

Ajo tha se Shqipëria kishte zbatuar 80 për qind të reformave dhe do të merrte nga BE 185.6 milionë euro në pagesën e katërt.

“Faleminderit që na keni mikpritur sërish në Tiranë për një instrument shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të zbatimit 4-vjeçar të Planit të Rritjes. Rezultatet tuaja janë të ndryshme, tre shtete kanë bërë përparim në reforma, kurse tre shtete të tjera nuk i kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet.

Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të duhura dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes në pagesën e katërt. Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, kurse Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Serbia deri më tani nuk ka marrë fonde nga Plani i Rritjes, por kjo mund të ndryshojë me qeverinë e re”, tha Marta Kos mes të tjerash.

Takimi i nivelit të lartë zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë procesi i integrimit evropian, zbatimi i Planit të Rritjes (Growth Plan) dhe ecuria e reformave në vendet e rajonit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular