HomeAktualitet“Nuk dinë të flasin, ishin qesharakë”/ Rezart Prifti kritikon të rinjtë për...

“Nuk dinë të flasin, ishin qesharakë”/ Rezart Prifti kritikon të rinjtë për partinë e re, përplaset me Osman Stafën: S’ke turp, le kokrrën e namit

Advertismentspot_img

Pas prezantimit të partisë së re nga katër të rinjtë, Rezart Prifti komentoi nismën me tone ironike, ndërsa diskutimi në studio u shoqërua me një përplasje të ashpër me gazetarin Osman Stafa

Katër të rinjtë që njoftuan krijimin e forcës së re politike “Të bashkuar për Shqipërinë” ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “Off the Record” , ku prezantuan nismën e tyre dhe synimet politike. Por pas përfundimit të lidhjes me ta, diskutimi në studio mori një tjetër drejtim, duke u shoqëruar me kritika të forta nga pedagogu Rezart Prifti dhe një përplasje të drejtpërdrejtë mes tij dhe gazetarit Osman Stafa.

David Hoxha, Anjeza Marku, Lulëzime Faria dhe Aleksandër Moja njoftuan krijimin e forcës së re politike, duke shpjeguar se iniciativa kishte lindur nga angazhimi i tyre në protestë. Të rinjtë, të cilët kishin rënë dakord paraprakisht për një dalje televizive pa pyetje nga paneli i pedagogëve dhe gazetarëve, deklaruan se pas 180 ditësh protestë kishin vendosur t’i jepnin lëvizjes një drejtim politik.

Ata thanë se programin do ta prezantojnë në ditët në vijim përmes një turi në qytete dhe fshatra, ku synojnë të mbledhin propozimet e qytetarëve. Gjithashtu, theksuan se nuk kanë mbështetje nga partitë tradicionale dhe se nuk do të pranojnë në radhët e tyre persona që kanë mbajtur pozicione kyçe në partitë politike gjatë 36 viteve të fundit, apo individë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Por deklaratat e të rinjve dhe mënyra se si u zhvillua prezantimi i nismës u vunë në diskutim pas përfundimit të lidhjes televizive.

Fjalën e mori pedagogu Rezart Prifti, i cili u shpreh se nuk mund ta merrte seriozisht bisedën me të rinjtë, duke e cilësuar atë si qesharake. Ai u uroi suksese në nismën e tyre, por deklaroi se sipas tij kjo lëvizje mund ta përkeqësojë edhe më shumë situatën politike në vend.

“Unë këtë bisedë nuk e marr dot seriozisht, ishte qesharake. I uroj fat të mbarë, por mendoj se kjo gjë e bën më keq situatën ku jemi. Kush i ka nxjerrë këta të rinj, i sugjeroj t’u bëjë një trajnim, sepse nuk dinë të flasin. Janë qesharakë si lëvizje studentore”, u shpreh Prifti.

Gjatë diskutimit, pedagogu përmendi edhe ekzistencën e disa grupimeve dhe bëri një koment duke përfshirë emrin e gazetarit Osman Stafa, çka solli reagimin e këtij të fundit.

Stafa i tha Priftit se kishte mungesë informacioni dhe e pyeti përse po përmendte emrin e tij në diskutim. Pedagogu iu përgjigj se komenti ishte bërë në formë humori dhe e pyeti gazetarin se përse po nervozohej, duke shtuar se e kishte përballë.

Përgjigjja e Osman Stafës ishte e menjëhershme dhe e ashpër. Gazetari e kundërshtoi mënyrën se si Prifti po e trajtonte çështjen, duke e kritikuar edhe për faktin se është pedagog dhe, sipas tij, duhet të kishte më shumë informacion.

“Ky humor është për të shkuar në tualet. Je qesharak, je dhe pedagog, duhet të kesh informacion. S’ke turp, pse bën humor me këtë, humor kaps? Je i turpshëm, le kokrrën e namit se je dhe pedagog, ke dhe intelekt”, iu drejtua Stafa.

Ai vijoi duke theksuar se nuk kishte dijeni se kush qëndronte pas sondazhit që po përmendej në diskutim dhe se nuk kishte asnjë lidhje me çështjen për të cilën po fliste Prifti.

“Është një sondazh që nuk e di se kush po e bën dhe unë nuk kam haberin fare se çfarë po flet. Po imponohesh në mënyrën më qesharake. Dhe mos e përdor emrin tim. Unë nuk kam ardhur të flas për këtë dhe as me ty, dhe nuk kam koment për këtë lëvizje që po flet”, deklaroi gazetari.

Kështu, ajo që nisi si një prezantim televiziv i një force të re politike, pa pyetje nga paneli për katër nismëtarët, vijoi me kritika në studio dhe përfundoi me një shkëmbim të ashpër replikash mes Rezart Priftit dhe Osman Stafës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular