HomeKronike"Dua të kthehem në Shqipëri sa më parë"/ 24-vjeçari shqiptar dënohet në...

“Dua të kthehem në Shqipëri sa më parë”/ 24-vjeçari shqiptar dënohet në Angli për shpërndarje kokaine dhe kanabisi

Advertismentspot_img

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap nga policia me kokainë, kanabis, çokollata me substanca psikedelike dhe para të gatshme, që sipas autoriteteve dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

Sipas raportimeve të Oxford Mail, bëhet fjalë për Edison Morinën, i cili u dënua më 26 nëntor nga Gjykata Mbretërore e Oksfordit, pasi pranoi fajësinë për posedim të lëndëve narkotike të kategorisë A dhe B me qëllim shpërndarjen, posedim të pasurisë së përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe drejtim të automjetit pa sigurimin e detyrueshëm.

Ngjarja që çoi në arrestimin e tij ndodhi më 28 shtator, në Henley-on-Thames, kur efektivët e policisë e panë Morinën pranë një BMW-je të zezë. Sipas prokurores Leandra Smith, oficerët iu afruan fillimisht për të biseduar me të, por “u bënë dyshues” dhe vendosën ta kontrollonin.

Në momentin që policia tentoi ta ndalonte, 24-vjeçari u largua me vrap, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti kokainë, kanabis, si edhe çokollata me substanca psikedelike. Gjithashtu u sekuestruan 1.865 paund britanikë në para të gatshme, telefona celularë dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Në seancën gjyqësore, prokurorja Leandra Smith bëri të ditur se Morina kishte katër dënime të mëparshme për pesë vepra penale, ndërsa avokati mbrojtës, Eiran Reilly, tha se klienti i tij “dëshiron të kthehet në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur”.

Avokati shtoi gjithashtu se 24-vjeçari ndodhej në Britaninë e Madhe me statusin e një “overstayer”, çka do të thotë se kishte tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit dhe nuk kishte të drejtë të punonte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përfundim të procesit, gjyqtari Ian Pringle KC e dënoi Edison Morinën me 32 muaj burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, çokollatave me substanca psikedelike, telefonave, pajisjeve të sekuestruara dhe shumës prej 1.865 paundësh, e konsideruar si e ardhur nga aktiviteti kriminal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular