Situata në protestën kombëtare në Tiranë është tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Disa protestues kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Në protestë marrin pjesë edhe shqiptarë të diasporës, të cilët i janë bashkuar tubimit në kryeqytet.
Ora 13:10 – Raportohet për plagosjen e një protestuesi. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë, e cila i ka ardhur në ndihmë të lënduarit.
Më herët, protesta nisi në Sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit shpërndanë fletëpalosje me alternativa për zgjidhjen e situatës politike.









