HomeOP EDBesa në ikje dhe absurdi pa kthim i rrënimit të arsimit/Nga Irma...

Besa në ikje dhe absurdi pa kthim i rrënimit të arsimit/Nga Irma Marku

spot_img

Nga Irma Marku

Besa po ikën e bashkë me ikjen po zbaton të fundit urdhër a orientim të shkërmoqjes së arsimit shqiptar. Në këtë pragvjeshtë, të vetmet fryte të ardhura janë ato të shefit të Besës. Ajo çka ne mledhim me dhimbje sot janë qindra, mijëra vite të djegura.
Sa është numri i nxënësve që humbën vitin e shkuar shkollor? Sa është shifra e atyre që presin ta nisin, për ta humbur?
30 vjet të asgjësuara për secilin syresh me katrahurën përmbyllëse të vjetshme e po aq të asaj çfarë serviret si skenar i sivjetshëm.
Besa nuk do t’ia dijë. Nuk mundet e as e kupton dot dëmin human të shkaktuar me firmën e saj. Siç është e natyrshme të ndodhë me të tërë aprofesionalët e papërgjegjshëm, ministrja firmos urdhrin e nisjes së vitit të ri shkollor. Urdhër ky, që ka veç një gjë të qartë, pasjen e tre skenareve të mundëshme. D.m.th tre janë mundësitë, fëmija ose do të lindë, ose nuk do të lindë, ose do të lindi i vdekur.
Po ne?! Ne mësuesit që fryhemi nën petkun e “misionarit” sa dhe si e kuptojmë këtë?
Në tërë këta vite jemi tallur, përbuzur, kanosur, shpërdorur dhe përsëri ne mburremi se “do t’ia dalim!”
Do t’ia dalim kujt???
Do t’ia dalim po, të gënjejmë prindër e nxënës se jemi trajnuar si onllajnista dhe si të tillë do të përdorim metoda efikase.
Do t’ia dalim sigurisht t’i lehtësojmë dhe prindërit se janë lodhur shumë duke na ndjekur virtualisht.
Po, me të patjetër që do t’ia dalim të trukohemi (se kështu e do kuvendi, të jemi të zbukuruar përpara ekranit të kompjuterit, blerë me kursimet tona)
E kjartë që do t’ia dalim të sigurojmë ambjente ekstra, me akustikë e sfumin zhurmash, ndryshe, studio dublimi për orët e dështuara të mësimit sipas firmës së Besës.
Pa do t’ia dalim pastaj, të magazinojmë maska, dorashka, higjenizues e metër për ruajtjen e shëndetit të nxënësve, jo tonin.
Mor po ne do t’ia dalim si Çeçua, të punësojmë kujdestare, kuzhiniere, sanitare për shtëpitë tona e do t’i hyjmë me zell turnit të natës.
Dhe të tëra këto, do ti bëjmë me pagesën ekstra të minutave të konvertuara në orë të Besës. Plotë 7 të tilla, thotë ministrja jonë, do tu paguhen mësuesve. Mësuesit do ti duhet të bëjë dyfishin e orëve të normës javore, ama nuk ka përse të kërkojë pagesë për këtë, sepse në fund, të gjithë bashkë do t’ia dalim ta fundosim të ardhmen e këtij vendi, të fëmijëve tanë, të profesionalizmit tonë, të asaj çfarë ishte dikur arsimi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular