Home Blog Page 12

“Nuk sheh syri, sheh mendja”/Rama për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projektin e ri turistik që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë u ka kthyer përgjigje polemikave dhe protestave të qytetarëve, duke i cilësuar reagimet negative si pjesë të një “lufta hibride” dhe manipulimi në rrjetet sociale.

Nuk sheh syri sheh mendja. Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë. Po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit, të cilët fatkeqësisht janë manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht në rrjetet sociale nga armiqtë e vendit e tonë.

Rama ka mbrojtur investitorët, duke zbuluar se bëhet fjalë për dy vëllezër nga Katari dhe bashkëpronarë të konglomeratit global “Power Holding”, të cilët e kanë blerë truallin privat përmes transaksioneve të certifikuara bankare.

Ai theksoi se ky projekt përfaqëson një zhvillim në harmoni të plotë me natyrën, ashtu si dy ishujt e realizuar më parë nga e njëjta kompani.

Kështu, siç e tregojnë këta dy ishuj në foto, e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar pronën me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Poëer Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri të rilindur ndërkombëtarisht, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar.

Në mbyllje të reagimit të tij, kryeministri bëri një paralizëm me skeptikët e Stadiumit Kombëtar, duke u shprehur i bindur se ky investim vetëm do ta lartësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin”, ka shkruar Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0qERz4L2NUfBKnsJ6JbWSujmnie3qTEAAyGR7TbABGm8KRSm6cNJHkK8LHqo2HuC6l&show_text=true&width=500

Projekti për Zvërnecin ka ngjallur mjaft reagim dhe revoltë në opinionin publik. Protesta e parë nisi në Zvërnec ku banorë të zonës dhe aktivistë kundërshtuan projektin, më pas protestat morën përmasa më të mëdha edhe për shkak të dhunimit të një prej protestuesve nga policia private.

Nën masa të rrepta sigurie, Ilir Meta lë sërish qelinë e burgut dhe merr pjesë në pritjen e ngushëllimeve për të atin

0

Ish-presidenti Ilir Meta është shoqëruar sërish sot nga burgu 313 në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Metaj.

Ai shoqërohet nga Drejtoria e Burgjeve e shoqëron nën masa të posaçme sigurie. Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.

Ditën e djeshme, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, duke shënuar edhe herën e parë të daljes së tij nga qelia.

Emri i ri në Kombëtare, Luis Hasa: Emocion i madh, i shihja vetëm në TV. Shpresoj të më jepet rasti

0

Luis Hasa është një nga risitë e mëdha të Kombëtares shqiptare që në startin e epokës së Maran në drejtimin e saj. Lojtari ka vendosur të veshë fanellën kuqezi, duke braktisur atë të Italisë me të cilën është përfaqësuar me ekipet e moshave.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, është emocion i madh me Kombëtaren. Kisha kontakte disa kohë më parë me FSHF-në dhe para disa javësh erdhi edhe ftesa në klub dhe klubi ma nisi mua. Unë direkt mora në telefon prindërit e mi.

Është emocion se i kisha ndjekur vetëm në TV, në ndeshjen e fundit isha si tifoz. Lojtarët më kanë pritur mirë, disa i njihja, disa i njoha tani. Një grup i fortë, grup i bashkuar dhe trajnerin me stafin i njihja. Që në ditën e parë kemi folur pak dhe më kanë folur të gjithë mirë.

Skuadra është e fortë, edhe kur ka luajtur në ndeshjet e mëparshme, kanë luajtur Europianin, ishin afër për të shkuar në Botëror. Sigurisht po të luajmë si kanë luajtur përherë, rezultatet do të vijnë.

Unë do të jap maksimumin që në stërvitje. Jam këtu dhe shpresoj të më japin mundësinë, unë do jem gati. Në këtë stadium do të jetë emocion shumë i madh për mua dhe për prindërit e mi, do jenë në stadium. Shpresoj që të më jepet mundësia të jem në fushë, do të jem gati. Të njoh edhe publikun, e kam parë vetëm në TV dhe është një publik fantastik.

Edhe pse janë dy miqësore, do të japim maksimumin për të fituar, për të qenë gati për Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi në një pozicion të lartë”, tha Hasa për në fjalët e tij për FSHF në prag të debutimit.

Disa biznese, që kanë marrëveshje këstesh, duhet të tërhiqen për të përfituar nga ligji i faljes

0

Nga rreth 300 biznese që kanë aktualisht marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve tatimore me këste, ata që kanë detyrime të pa paguara para 31.12.2024 në marrëveshje dhe duan tu falen kamatvonesat dhe interesat nëse paguajnë principalin, duhet të tërhiqen nga këto marrëveshje nëse duan të përfitojnë nga ligjin për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, doganore dhe vendore. Shumë nga marrëveshjet janë për borxhe të krijuara pas 31.12.2024.

Monitor mëson se gjatë një takimi informues me biznese anëtare të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) mbi ligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” dhe faljen e detyrimeve të papaguara, drejtues të administratës tatimore shpjeguan se subjektet që janë në marrëveshje aktive me këste nuk mund të përfitojnë automatikisht nga falja e detyrimeve apo fshirja e pjesshme e tyre.

Për të përfituar nga falja e gjobave, kamatëvonesave apo nga shuarja e një pjese të detyrimeve, ato duhet të heqin dorë nga marrëveshjet ekzistuese dhe të ndjekin procedurat e parashikuara nga ligji.

Po ashtu administrata tatimore është duke u përgatitur për të dërguar njoftime të dedikuara bizneseve, nëse do të përfitojnë apo jo nga ligji i faljes. Si për detyrimet e papaguara në tatime dhe dogana do të ketë një listë të unifikuar.

“Kjo do të thotë se nëse një biznes është në ndjekje penale nga tatimet, nuk përfiton dot nga ligji i faljes për detyrimet e papaguara në doganë dhe anasjelltas. Lista për detyrimet e papaguara në tatime dhe dogana do të jetë e unifikuar”, sqaruan përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë takimit u theksua se qëllimi i nismës është ulja e stokut të borxhit tatimor, rritja e arkëtimeve vullnetare dhe pastrimi i regjistrave fiskalë nga detyrimet e vjetra të akumuluara ndër vite. Autoritetet ftuan bizneset të analizojnë me kujdes situatën e tyre për të zgjedhur alternativën më të favorshme për shlyerjen e detyrimeve.

Një tjetër mesazh i përcjellë në takim ishte se kjo pritet të jetë mundësia e fundit e këtij lloji. Sipas përfaqësuesve të administratës tatimore, nuk parashikohet që në të ardhmen të ketë më ligje për faljen apo fshirjen e detyrimeve për shkak të integrimit të vendit në BE, ndaj bizneset duhet të shfrytëzojnë afatet dhe mundësitë që ofron ligji.

Ligji parashikon falje të gjobave dhe kamatëvonesave për kategori të ndryshme detyrimesh, ndërsa për periudha të caktuara edhe shuarje të një pjese të principalit, me kusht që tatimpaguesit të përmbushin kriteret dhe afatet e përcaktuara.

Sipas kalendarit të publikuar nga tatimet më 10.06.2026 fillon pagesa e detyrimeve tatimore për të përfituar nga ligji i faljes.

Ndërsa deri më 30.06.2026 është afati i fundit, për pagesën menjëherë të 50% të detyrimit principal, për të përfituar fshirjen e 50% të tij. Për detyrimet tatimore të periudhës 2015-2019.

Për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhat deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar.

30.11.2026 është afati i fundit që kanë subjektet për të paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi.

30.12.2026 është Afati i fundit për pagesën e 75% të detyrimit principal, për të përfituar fshirjen e 25% të tij. Për detyrimet tatimore të periudhës 2015-2019.

Për pagesën e 100% të principalit, për të përfituar fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore të periudhës 2020-2024./D.Azo

Afatet dhe procedurat për zbatimin e ligjit të faljes

Qëllimi i ligjit

Reduktimi i stokut të borxhit

Rritja e arkëtimeve vullnetare

Pastrimi i regjistrave fiskalë

Fshirje dhe shuarje detyrimesh

Formalizimi fiskal

Tatimpaguesit që nuk përfitojnë

Subjekte me vendim të formës së prerë në favor të Administratës tatimore (AT) apo Administratës Doganore (AD) ose janë persona në proces hetimi penal përpara apo gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të ligjit

Anulim i përfitimit në rast hetimi gjatë zbatimit

Lista përjashtuese

– Janë në proces gjyqësor apo proces apelimi

– Janë në marrëveshje me këste

E drejta për t’u tërhequr nga ankimimi administrativ ose e drejta ankimimit deri më 30 11.2026

Fshirja e detyrimeve deri më 31 Dhjetor 2014

Detyrimet deri më 31.12.2024

Falje totale e penaliteteve

Fshihet 100% principali, përjashtohet principali i kontributeve

Fshihen 100% gjobat

Fshihen 100% kamatëvonesat

Edhe kur principali është 0 falen gjobat dhe kamatëvonesat

Detyrimet e vendosura para datës së çregjistrimit në QKB të kontabilizuara dhe të evidentuara deri më 31.12.2024

Detyrimet 2015-2019

Alternativa me 50%: paguhet 50% e pagesës së principalit me një këst të vetëm deri në 30.06.2026 dhe shuhet:

50% e principalit

Fshihen 100% gjobat

Fshihen 100% kamatëvonesat

Alternativa 25%

Shuhet 25% e principalit

Fshihen 100% gjobat dhe kamatëvonesat

Pagesa 75% e principalit deri më 31.12.2026

Përjashtohet principali i kontributeve.

Për rastet kur principali është 0 falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Detyrimet 2020-2024

Falen penalitetet

Nuk falet principali

Fshihen gjobat administrative

Fshihen kamatvonesat

Pagesa 100% e principalit deri më 31.12.2026

Fshirja e, shuarja e detyrimeve tatimore të tjera

Detyrimet tatimore dhe dënimet administrative për tatimpaguesit e çregjistruar në QKB, ose me vendim gjykate ose në AT, deri në 31.12.2024

Dënimet administrative (gjoba) automatike për mosdeklarim në afat, dhe dënimet e lidhura me afatin e deklarimit të të punësuarve

Deklaratat e padorëzuara deri në periudhën 31.12.2024 – Gjoba për deklarim të vonuar – Dorëzim deklaratash deri më 30.06.2026

Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit të ortakut apo dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare të llogaritura deri më 31.12.2024

Falje e gjobave për deklarim të vonuar, me kusht që deklaratat të dorëzohen deri më 30.06.2026.

Britani/Rrëzohet një helikopter në Devon, pranë një autostrade. Bllokohet trafiku në zonë, ekipet e emergjencës në vendngjarje

0

Një helikopter është rrëzuar në një fushë në Devon, në Mbretërinë e Bashkuar, pranë një autostrade duke shkaktuar ndërprerje të trafikut në disa rrugë të tjera.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje në Surton Doën, pranë Okehamton.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë aktualisht të panjohura. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.