Basketbollisti turk i NBA-it Kanter, kërkohet në Turqi

0

Basketbollisti turk i NBA, Enes Kanter është njeri i kërkuar në Turqi. Pasaporta e tij është revokuar dhe ai është shpallur terrorist nga vendi ku lindi. Kjo për shkak të lidhjeve të tij me një udhëheqës shpirtëror që ndodhet në azil, i akuzuar për nxitjen e puçit të vitit 2016 kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Kritikuesi i hershëm i presidentit Erdogan, ylli i basketbollit Kanter, bën një jetë në panik. Pres disa vitesh ai nuk ka takuar familjen. Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, basketbollisti është i fokusuar te karriera e tij në basketboll.

Gjatë muajit të Ramazanit, dita e Enes Kanter fillon me një racion të hershëm ushqimi për të nisur agjerimin.

Loading...

Por, gjatë këtij viti, muaji i shenjtë i myslimanëve përkoi me disa ndeshje të rëndësishme që ai i kishte në NBA.

“Më kujtohet që e ndërpreva agjerimin. Hëngra gjashtë sanduiçe me gjalpë kikiriku dhe reçel, fruta dhe pije. Bashklojtarët më thanë, si do ti hash të gjitha këto? U thashë se jam shumë i uritur”, tregon Enes Kanter, basketbollist profesionist i NBA.

Kanter po jeton ëndrrën e tij, duke luajtuar në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit, e njohur si NBA. Kontrata e tij me klubin e Oregonit, Portland Trail Blazers, i siguron atij 18 milionë dollarë në vit.

Por, pamundësia për të vizituar familjen në Turqi po ia vështirëson gjithçka. Ai nuk e ka takuar ata tash e pesë vite. Në ditën e nënës, ai publikoi një video mesazh në Twitter, me shpresë se nëna e tij do ta shihte.

“Sigurisht që ndikon tek unë, sepse është në pyetje nëna ime dhe babai im dhe motra e cila sapo është martuar. Nuk arrita të merrja pjesë, prandaj është e trishtueshme.”,thotë Kanter.

Pasaporta e kritikut të kahershëm të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, është revokuar. Turqia e ka shpallur atë terrorist, duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Prandaj ai nuk guxon të largohet nga SHBA-të.

“Kur qeveria turke më shpalli terrorist, të gjithë bashklojtarët e mi, fansat dhe trajnerët qeshën. Kjo tregon natyrën e qeverisë turke”, vazhdon rrëfimi i basketbollistit Kanter.

Prokurorët në Turqi kanë kërkuar dënim prej katër vitesh për basketbollistin. Sipas tyre, ylli i NBA kreu krim duke e quajtur presidentin Erdogan dikaktor në rrjetet sociale.

“Krejt çfarë dua të bëj është të mbroj të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.

Basketbollisti Kanter ndihmoi klubin e tij drejt finales së konferencës perëndimore të NBA. Ai thotë se ky do të duhej të ishte moment krenarie për vendin e tij.

Por, Turqia nuk i ka transmetuar ato ndeshje.

Basketbollisti nuk përjashton mundësinë e angazhimit në politikë. E sigurt, thotë ai, është lufta e tij për respektim të të drejtave të njeriut, qoftë brenda apo jashtë sallës së basketbollit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.