Arrestohet një shofer, tërhiqen 15 leje drejtimi dhe vendosen 313 gjoba

0

Shoferë, ju që udhëtoni në rrugët e Shqipërisë bëni kujdes, pasi policia ka ndërmarrë një plan masash për shërbimet e transportit.

Ditën e sotme policia njofton se një shofer është vënë në pranga, 15 leje drejtimi janë tërhequr dhe 313 masa administrative janë vendosur nga policia e Tiranës.

Loading...

Referuar denoncimeve të qytetarëve, policia ka ndjekur një plan për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të verifikuara nga mjetet e transportit publik të kategorive të ndryshme.

Në funksion të këtij plani veprimi është arrestuar 1 drejtues autobuzi. Gjatë kontrollit ai i ka paraqitur policit një leje drejtimi të falsifikuar.

Më poshtë masat e ndërmarra: 

• janë tërhequr 35 certifikata transporti, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në linja të ndryshme nga ato për të cilat disponojnë certifikatat e transportit.

• tërhequr 15 leje drejtimi, për drejtim mjeti me mangesi në regjistruesin e shpejtesisë dhe kohës.

• janë vendosur 78 masa administrative për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar. Si dhe janë vendosur 235 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj drejtuesve të mjeteve të shërbimit publik.

• janë proceduar 54 mjete të shërbimit publik pasi janë konstatuar duke marrë pasagjerë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.

•  janë tërhequr 22 licenca për mjetet e transportit publik taxi, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në kundërshtim me kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë.

• janë proceduar 25 mjete të përdorimit vetjak, pasi janë konstatuar duke transportuar pasagjerë pa lejen përkatëse.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.