“Ka dhimbje në brinjë e në gjoks…”: menaxheri i Hysaj tregon se shpëtimtari ishte… Ansaldi

0

Dëmtimi i Elseid Hysaj në ndeshjen kundër Torinos ka tronditur gjithë ambjentin e Napolit, por për fatin e shkodranit momenti më i keq duket se ka kaluar. Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka pësuar një frakturë në sternium, pas përplasjes së keqe në tokë, në kontrastin me Ansaldin e do të qendrojë jashtë fushës për ca kohë.

Për gjendjen e lojtarit, por edhe mardhënien e tij me Ancelotti, ka folur Mario Giuffredi, menaxheri i shqiptarit: “Si është Hysaj? Është mirë, ka pak dhimbje në brinjë e në gjoks, ka një frakturë por është dicka fatmirësisht pak preokupuese. Ansaldi ishte shumë i aftë dhe i kthjellët në atë moment, të zbuste rënien. Duke parë si ndodhi mendonim gjëra shumë më të rënda, ishte drithëruese. Kohët e rikuperimit do të afrohen tek 25 ditët”.

Loading...

Hysaj kërkon të ndryshojë ambjent, por sipas menaxherit, problemi nuk qendron aspak tek Ancelotti: “Elseid ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm në të dy krahët. Ancelotti më tha se do të ishte shumë i kënaqur nëse do të qendronte, sepse i jepte garanci në atë këndvështrim”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.