Tensioni/26 të vdekur në Palestinë, Xhihadi islamik sulmon me raketa Izraelin

0

Lufta midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik hyri në ditën e dytë, numri i viktimave nga ana e palestinezëve ka shkuar në 26, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mijëra izraelitë, të plagosur dhe shokuar, janë detyruar të jetojnë në tunele dhe bunkerë  nga ‘shiu’ i raketave, më shumë se 400,  të lëshuara nga territori palestinez.

Përpjekja për të arritur një armëpushim, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB, ka dështuar para se të fillojë.

Loading...

Lidershipi i Xhihadit hodhi poshtë ofertat e armëpushimit dhe premtoi se Izraeli do të “paguaj një çmim të lartë” për eliminimin e liderit të saj ushtarak Baha Abu al-Ata.

Sipas inteligjencës izraelite, Xhihadi ka 8,000 raketa dhe deri më tani ka ata kanë përdorur vetëm 5% të arsenalit të tyre.

Xhihadi Islamik në Palestinë, i cili ka mbështetjen e Iranit, ka një vizion të kundërt me atë të Hamasit, që mbështetet kryesisht nga Katari dhe Turqia.

Image

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.