Ministri bullgar i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe  Komunikimit viziton Telekom Albania

0

Ministri bullgar i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Z. Rossen Jeliazkov, vizitoi kompaninë Telekom Albania gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, e cila pati në fokus bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Kompania Telekom Albania është aktualisht investimi më i madh me kapital bullgar në vendin tonë.
Gjatë vizitës së tij, Ministri Jeliazkov u takua me drejtuesit e lartë të Telekom Albania, ku u informua lidhur me planet e afërta të investimit që do të kryejë kompania për përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës së rrjetit dhe teknologjisë.
Telekom Albania sapo ka marrë liçensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz për vlerën 7.5 milionë Euro, dhe do të investojë për të sjellë teknologjinë më të fundit për rrjetin 4G/4G+. Ky angazhim, i shoqëruar me ekspertizën profesionale dhe infrastrukturën moderne, i hapin rrugën Telekom Albania për të qenë kompani lider në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri.
“Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të vizitoj Telekom Albania, investimin më të madh bullgar në Shqipëri, dhe njëkohësisht një nga kompanitë më të rëndësishme në vend”, u shpreh Ministri Jeliazkov.
Ai përgëzoi gjithashtu skuadrën drejtuese të Telekom Albania për arritjet e tyre të deritanishme dhe shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit në Shqipëri.
Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Z. Momchil Raychevski ishte gjithashtu i pranishëm gjatë vizitës së Ministrit Jeliazkov në Telekom Albania.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.