HomeOP EDDy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që...

Dy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës

spot_img

Nga Prel Dedaj/Kanditat i Koalicionit Euroatlantik Qarku Lezhë
Dy fjalë për ata që shesin, ata që blejnë e ata që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës.
Për atë që shet votën, edhe ai që ia blen, bile edhe ai i madhi fare që jep paratë, mendojnë që “çfarë mund të mos shesë ky njeri i mjerë” duke i ngelur grushti me gishta mbledhur, ndërsa numërojnë gjërat e pashitshme të tij…

Ai që blen votën është përfituesi i gjithë çfarë vjen më pas, është realisht përfituesi deri i ekzistencës si njeri, të atij që e shet votën.

Ai që nuk voton, do të thotë që pranon të qeveriset nga “ata që blejnë ata që votojnë”…

Lincoln mësonte djalin e tij të shesë talentin e vet, tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë asnjë lloj çmimi për shpirtin, zemrën dhe dinjitetin e vet…

Në këto elementët paçmin, është edhe e drejta për të vendosur se çdo bëhet me jetën tënde, me jetën e fëmijëve tu dhe brezave që vijnë.

Në rast se ti i vendos çmim një diçkaje, do të thotë që t’i pranon idenë që mund të mos e kesh atë që po shet për të pasur ato dy lek në vend të saj, por problemi është që vota dhe dinjiteti janë ato lloj “mallrash” që sapo i shet mundësia për t’i blerë nuk ekziston…

Atëherë pyetja pse nuk ka siguri as fizike, është pa vend: ti ke pranuar që ai që të bleu ty të jetë shef policie.

Atëherë pyetja pse ilaçet nuk japin efekt e ka një përgjigje: janë fallco sepse ti ke pranuar vetë të jenë ashtu, që kur lejove të ngrihet një shtet që nuk e kontrollon cilësinë e asgjëje.

Kështu mund të themi për çdo fushë të jetës, për korrupsionin, për nepotizmin, për punësimet klienteliste, për hapësirat e lirisë që zaptohen me të fortë, si territori nga kullat e korrupsionit, etj etj.

Epilogu është i dhimbshëm: hemoragji shoqërore, varfëri extreme, shtëpi me prindër që flasin me mall për fëmijët që kanë larg, kujtojnë me nostalgji kohën kur kanë jetuar…

Por është vonë.

Edhe protestat nuk zgjidhin gjë, sepse ti nuk vjen dot, jo vetëm sepse ai që të bleu ta bën me gisht, po edhe sepse këpucët që pate blerë me lekët që more për votën t’u kanë grisur…

Ndaj refuzojini ofertat!

Ju bëj lutje e thirrje bashkë!

Shihni projeksionet e jetës që duam të ndërtojmë, jo në rrugët e “pashkelura” dhe as me sfond fasadat që fshehin qëllimisht kalbësinë e thelbit. Por në hapësirat e qytetërime që njerëzimi krijoi në të cilin shteti nuk blen vota por krijon mundësi të barabarta.

Ta bëjmë Shqipërinë me votën tuaj vend tek i cili nuk janë vetëm toka dhe brigjet e saj euroatlantike, por edhe njerëzit, edhe jeta e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular