HomeAktualitetRevista Time publikon listën e 100 personave me ndikim për 2026, mes...

Revista Time publikon listën e 100 personave me ndikim për 2026, mes tyre Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Advertismentspot_img

Revista Time ka publikuar listën vjetore të 100 personave më me ndikim për vitin 2026, ku përfshihen disa nga liderët më të rëndësishëm politikë në nivel global.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ky i fundit për herë të pestë në karrierën e tij.

Mes emrave të tjerë të përfshirë janë sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, shefi i forcave të armatosura të SHBA-së Dan Caine, si dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Ëitkoff.

Lista përfshin gjithashtu liderë të tjerë politikë si presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Zohran Mamdani dhe guvernatori i Minesotës Jacob Frey.

Në profilin kushtuar Netanyahut, revista thekson se ai konsiderohet “përgjegjës për dështimin më të madh të sigurisë në historinë e vendit të tij”, duke iu referuar sulmit të Hamas më 7 tetor 2023. Megjithatë, sipas artikullit, ai ka arritur të rikthehet në skenën politike pas kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, për Zohran Mamdanin, artikulli ndalet te kritikat e tij të forta ndaj Izraelit, duke vënë në dukje se marrëdhëniet me grupe të rëndësishme elektorale, përfshirë pjesë të komunitetit hebre, do të testojnë aftësinë e tij për të kthyer idetë në veprime konkrete.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular