HomeKronikeFushatë mesazhesh mashtruese për vjedhjen e llogarive bankare, hakeruesit nga Azia dhe...

Fushatë mesazhesh mashtruese për vjedhjen e llogarive bankare, hakeruesit nga Azia dhe Afrika, duhet të tregohet kujdes

Advertismentspot_img

Sulmet kibernetike përmes mesazheve mashtruese vijojnë të shqetësojnë qytetarët shqiptarë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një rritje të vazhdueshme të tentativave për vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.

Sipas specialistëve të Autoritetit të Sigurisë Kibernetike, këto fushata nuk janë të izoluara vetëm në Shqipëri, por përbëjnë një fenomen global që prek edhe vende të tjera në Europë dhe më gjerë. Mesazhet, të cilat shpesh imitojnë institucione të njohura si posta apo shërbimet shtetërore online, synojnë të mashtrojnë përdoruesit që të japin informacione sensitive.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Bledar Kaçadej, thekson se qëllimi kryesor i këtyre sulmeve është përvetësimi i fjalëkalimeve dhe i të dhënave bankare, të cilat më pas përdoren për transaksione të paautorizuara.

Autoritetet bëjnë me dije se një pjesë e konsiderueshme e këtyre sulmeve e ka origjinën në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Azinë dhe Afrikën, ndërsa hetimet ndërkombëtare kanë mundësuar identifikimin e disa prej rrjeteve përgjegjëse dhe gjurmimin e lëvizjes së fondeve të vjedhura.

Falë bashkëpunimit me operatorët telefonikë, rreth 80% e mesazheve të dyshimta arrijnë të bllokohen përpara se të mbërrijnë te qytetarët, megjithatë një pjesë e tyre vijon të depërtojë në telefonat dhe emailet e përdoruesve.

Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos klikojnë në linke të panjohura dhe të verifikojnë me kujdes burimin e çdo mesazhi, veçanërisht kur kërkohen të dhëna personale apo financiare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular