HomeBotaAnija turistike me rast hantavirusi mbërrin në Tenerife nën masa ekstreme sigurie,...

Anija turistike me rast hantavirusi mbërrin në Tenerife nën masa ekstreme sigurie, mjekët gati për të pritur pasagjerët

Advertismentspot_img

Anija turistike MV Hondius ka mbërritur pranë ishullit Tenerife pothuajse një muaj pas vdekjes së pasagjerit të parë nga hantavirusi në bord, duke vënë autoritetet spanjolle në gatishmëri të lartë shëndetësore, raporton BBC.

Operacioni për pritjen e anijes në portin e Granadillës po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa më shumë se 100 persona pritet të zbresin për t’u riatdhesuar në vendet e tyre.

Sipas autoriteteve, anija nuk do të lejohet të afrohet direkt në breg. Një perimetër sigurie prej një milje detare është vendosur rreth saj, ndërsa pas hyrjes në port do të qëndrojë e ankoruar në det për të ruajtur izolimin.

Autoritetet spanjolle e kanë cilësuar operacionin si “të paprecedentë”, pasi synon të parandalojë përhapjen e variantit të rrallë Andes të hantavirusit. Në operacion janë përfshirë 23 shtete dhe janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie dhe koordinimi.
Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia, deklaroi se rreziku për popullsinë e përgjithshme mbetet i ulët, duke bërë thirrje për shmangien e panikut dhe dezinformimit.

Ndërkohë, në portin industrial në jug të Tenerife-s janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë. Policia ushtarake spanjolle dhe ekipet e emergjencave kanë ngritur zona pritjeje dhe hyrja në zonën portuale është kufizuar.

Pas ankorimit të anijes, ekipet mjekësore do të hipin në bord për të kontrolluar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin për simptoma të virusit. Sipas raportimeve të fundit, nuk janë identifikuar raste të tjera të dyshuara.

Më pas, personat në bord do të ndahen sipas shtetësisë dhe do të transportohen me mjete të vogla drejt bregut, ku i presin avionë charter për riatdhesim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular