HomeAktualitetE rëndë në Itali/Prifti 69-vjeçar ngacmon seksualisht një të mitur gjatë rrëfimit:...

E rëndë në Itali/Prifti 69-vjeçar ngacmon seksualisht një të mitur gjatë rrëfimit: Po i bëja një ritual pastrimi

Advertismentspot_img

Një prift në rajonin e Puglias në Itali është vendosur nën arrest shtëpiak, pas akuzave për abuzim seksual të përsëritur ndaj një të mituri gjatë rrëfimeve në famullinë e tij.

Sipas hetimeve të autoriteteve në dioqezën Ugento-Santa Maria di Leuca, prifti 69-vjeçar dyshohet se ka kryer disa episode abuzimi brenda dhomës së rrëfimit gjatë një periudhe disa mujore, nga nëntori deri në maj, shkruajnë mediat.

Rasti ka nisur pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila ka vënë në lëvizje hetimet nga prokuroria përkatëse. Në dëshmitë e tij, i mituri ka përshkruar tre incidente të dyshuara gjatë seancave të rrëfimit.

Gjatë seancave paraprake, prifti i ka mohuar akuzat, duke deklaruar pafajësi dhe duke pretenduar se kontaktet me të riun ishin pjesë e një “rituali pastrimi” të kërkuar nga vetë i mituri, i cili sipas tij besonte se ishte i pushtuar nga forca të errëta.

Arrestimi i tij u ekzekutua ditët e fundit me vendim të gjyqtarit hetues në Leçe, me kërkesë të prokurorisë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular