Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor të Peqinit, ku një makin2 është përplasur me një kamion.
Mesohet se kanë mbetur të lënduar drejtuesja e mjetit dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka paralizuar qarkullimin duke krijuar trafik të rënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.







