HomePolitikeProtesta e 15-të në Tiranë/ Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, ndizen flakadanë...

Protesta e 15-të në Tiranë/ Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, ndizen flakadanë para kryeministrisë

Advertismentspot_img

Po mbahet protesta e 15-të sot në Tiranë me protestuesit që janë grumbulluar para Kryeministrisë. 

Qytetarët mbajnë në duar flamujt shqiptarë dhe pankarta kundër qeverisë, ndërkohë që vijon atmosfera elektrizuese para kryeministrisë. Qytetarët kanë ndezur flakadanë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ka pasur edhe momente tensioni para kryeministrisë. Disa protestues në turmë janë përplasur mes tyre ku ende nuk janë të qarta arsyet e kësaj tensionimi të situatës.

Ndërkohë lajmin e largimit nga grupi i PS-së dhe daljen si deputete e pavarur të Marjana Koçekut, protestuesit para kryeministrisë e kanë pritur me entuziasëm. Qytetarët pas lajmit të largimit nga PS të deputetes së qarkut Shkodër, janë shprehur: Ra një gur shahu.

Gjithashtu ata nuk i kanë ndalur thirrjet: Ju erdhi fundi.

Protestuesit janë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pasi të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime, do të marshojnë më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular