HomeOP EDKush prek shqiponjat përballet me luanët!

Kush prek shqiponjat përballet me luanët!

Advertismentspot_img

Nga Azgan Haklaj

Ku ka forcë që mund të cënojë të drejten tonë hyjnore, të vertetën historike!

Një komb -një histori!

Aktivizimi i retorikës për hapjen e dosjeve të reja apo ngritjen e padive ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoninë e Veriut është sa një tentativë për të goditur trashëgiminë e luftës çlirimtare, aq edhe një përpjekje e rrezikshme për të cenuar ekuilibrat politikë dhe ndëretnikë të vendosura nga Marrëveshja e Ohrit.
​Deklarata e Ali Ahmetit ngre me të drejtë alarmin mbi këto nisma, pasi tentativa për t’i parë ngjarjet e vitit 2001 përmes një optike të njëanshme juridike injoron tërësisht shkaqet e konfliktit dhe arritjet e mëpasshme kushtetuese.
UÇK-ja në Maqedoninë e Veriut nuk ishte një strukturë ushtarake pa qëllim, por një lëvizje që lindi si përgjigje ndaj shtypjes, diskriminimit dhe mënjanimit institucional të shqiptarëve, duke hapur rrugën për barazi dhe të drejta kombëtare.
​Nga pikëpamja juridike dhe ndërkombëtare, kjo përpjekje përballet me pengesa thelbësore:
​Marrëveshja e Ohrit dhe Amnistia:
Konflikti i vitit 2001 u përmbyll me një marrëveshje politike ndërkombëtare që u pasua nga Ligji për Amnistinë.
Rishikimi apo shfuqizimi i këtyre akteve do të thoshte prishje e goditje e vetë bazës mbi të cilën është ndërtuar shteti i sotëm i Maqedonisë së Veriut.
​Mungesa e Jurisdiksionit:
Dhomat e Specializuara aktualisht në Hagë janë krijuar me një mandat specifik territorial dhe ajror nga Kuvendi i Kosovës për një periudhë të përcaktuar (1998–2000).
Ato nuk kanë asnjë juridiksion mbi ngjarjet e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.
​Përfundimi i Mandatit të Tribunalit të Hagës: Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë i pati shqyrtuar këto dosje, trajtoi raste specifike dhe pjesën tjetër ia riktheu drejtësisë vendore, e cila i mbylli përmes vendimeve parlamentare dhe interpretimit autentik të amnistisë.
​Në planin politik, nisma të tilla rihapin plagët e së kaluarës dhe ushqejnë qarqe që kërkojnë të zhvlerësojnë kontributin e shqiptarëve në rajon. Mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe e të drejtave të fituara me sakrificë mbetet një detyrim jo vetëm politik, por edhe kombëtar e historik.
Ka nevojë për syqetësi, bashkim të faktorit politik shqiptar në rajon dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar çdo sprovë që cenon stabilitetin dhe të vërtetën historike!
Është koha e reagimit panshqiptar në të gjitha trojet etnike.
Kush prek shqiponjat përballet me luanët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular