HomeSocialeTemperatura deri në 37°C në disa qytete, priten edhe vranësira! Ja si...

Temperatura deri në 37°C në disa qytete, priten edhe vranësira! Ja si parashikohet moti për këtë të diel

Advertismentspot_img

Ditën sotme, e diel, 2 gusht, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, gjatë ditës do të ketë vetëm vranësira të pakta kalimtare, të përqendruara kryesisht në zonat malore, pa pritur reshje shiu.

Temperaturat do të mbeten të larta, duke arritur deri në 37 gradë Celsius në qytetet e Gjirokastrës, Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Tiranës.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në bregdetin jugperëndimor dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

22
Screenshot 2026-08-02 071113
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular