HomeKronikeEkzekutohet me armë zjarri influenceri i njohur meksikan, po transmetonte live në...

Ekzekutohet me armë zjarri influenceri i njohur meksikan, po transmetonte live në rrjetet sociale

Advertismentspot_img

Një influencer i njohur meksikan është vrarë me armë zjarri teksa po transmetonte drejtpërdrejt në rrjetet sociale pranë një restoranti në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Viktima është Cesar Gastelum, i cili numëronte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur për videot e tij me përmbajtje humoristike.

Sipas mediave lokale, Gastelum ndodhej jashtë një restoranti fast food së bashku me miqtë e tij, kur dy persona të maskuar me helmeta, që udhëtonin me motoçikletë, iu afruan grupit.

Pamjet e transmetimit live tregojnë momentin kur drejtuesi i motoçikletës nxjerr armën dhe qëllon disa herë nga një distancë shumë e afërt ndaj influencerit, i cili humbi jetën në vend.

Ngjarja ndodhi në një periudhë kur Culiacan, kryeqyteti i shtetit të Sinaloas, vijon të përballet me një valë të lartë dhune për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale rivale që luftojnë për kontrollin e territorit.

Në të njëjtin qytet, në maj të vitit 2025, u vra gjatë një transmetimi live në TikTok edhe influencerja Valeria Marquez, një ngjarje që dyshohet se u urdhërua nga një drejtues karteli për motive personale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular