HomeKronikeKrim pas dyshimeve për tradhti, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin në Turqi

Krim pas dyshimeve për tradhti, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin në Turqi

Advertismentspot_img

Një krim i dyfishtë ka tronditur Turqinë, pasi një 36-vjeçar vrau gruan e tij 27-vjeçare dhe kunatin 56-vjeçar, duke pretenduar se dyshonte se ata kishin një lidhje dashurie.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të së martës në lagjen Yildirim të Bursës.

Sipas mediave turke, 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht vrau kunatin e tij, 56-vjeçarin Yavuz Yilmaz, të cilin e qëlloi tetë herë në mes të rrugës.

Më pas, autori u kthye në shtëpinë e tij, ku qëlloi dhe vrau gruan e tij 27-vjeçare, Canan.


Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje arrestuan 36-vjeçarin dhe gjetën armën që ai kishte përdorur për të vrarë gruan dhe kunatin e tij.

Pas arrestimit dhe gjatë bisedës me oficerët, Ismail Matur dyshohet se u tha atyre se “ishte çështje nderi t’i vrisnim ata”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular