HomeKronikeTragjedi në Lushnje, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra

Tragjedi në Lushnje, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra

Advertismentspot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Delisufaj, në Lushnje ku dy motra kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në një kanal vaditës.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit, ku dy gratë dyshohet se nuk kanë mundur të futen në urë dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin vaditës.

Kanali ishte i mbushur me ujë dhe, si pasojë, dy motrat kanë humbur jetën nga mbytja. Mjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar nën urë, i marrë nga rrjedha e ujit.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular