UPGA Tour of Australasia e përshkroi Bang si një “talent të jashtëzakonshëm”
Jessica Bang, një nga talentet më premtuese të golfit australian, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare, pasi pësoi një hemorragji cerebrale.
Bang u rrëzua më 1 gusht, ndërsa po përgatitej për një turne në Tajlandë. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital në Bangkok, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru. Pas gati dy javësh në terapi intensive, golferja ndërroi jetë të enjten.
Jessica Bang ishte kthyer në profesioniste në fund të vitit 2025 dhe po konsiderohej si një nga emrat më të talentuar të brezit të ri. Ajo arriti të fitonte turneun e saj të parë profesional vetëm në paraqitjen e pestë, një sukses që konfirmoi potencialin e saj të madh.
Në vitin 2025, Bang fitoi edhe Queensland Amateur, ndërsa më herët këtë vit siguroi një vend në NUS Uomen’s Open të Ladies European Tour. Ajo arriti të kualifikohej për turneun pasi realizoi një raund final me 65 goditje në një event rajonal kualifikues në shkurt, megjithëse më pas nuk arriti të kalonte kufirin e eliminimit.
UPGA Tour of Australasia e përshkroi Bang si një “talent të jashtëzakonshëm” dhe shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. “Thoughts and prayers” të komunitetit australian të golfit iu drejtuan familjes së saj në këtë moment të vështirë.
Pas rrëzimit të saj ishte hapur edhe një fushatë GoFundMe nga kushërinjtë e Bang për të ndihmuar familjen me shpenzimet mjekësore. Familjarët thanë se ishin “të thyer” nga lajmi për ndarjen e saj nga jeta dhe se fondet e mbledhura do t’u jepen prindërve të Jessica-s për të ndihmuar në përballimin e kostove të trajtimit.
Vdekja e saj ka tronditur komunitetin australian të golfit, i cili humbi një sportiste të re që sapo kishte nisur rrugëtimin e saj profesional dhe premtonte një të ardhme të ndritur në këtë sport.







