HomeAktualitetGjykata e Hagës shpall fajtor Hashim Thaçin, dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Hagës shpall fajtor Hashim Thaçin, dënohet me 25 vite burg

Advertismentspot_img

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në leximin përfundimtar gjykatësi tha se denimi i njehsuar përfshin edhe kohen e qendrimit ne paraburgim.

“Pika 3, arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim. Pika 5 trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim. Pika 7, torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe pika 9 Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim”, lexoi gjykatësi, i cili me pas tha se ne total jane 25 vite denim.

“Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, ju shpall fajtor për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, si dhe trajtimin mizor të 385 personave, torturën si krim lufte ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme. Ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh që nuk u provuan. Ju shpall të pafajshëm për krime kundër njerëzimit”, tha Gjykata.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular