Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.
Një automjet tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga 27-vjeçarja Zaide Deda, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Drejtuesja e mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aksi Fier-Seman është përballur edhe më herët me një numër të lartë aksidentesh, veçanërisht gjatë muajve të verës.







