HomeKronikeGoditen grupet që shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në...

Goditen grupet që shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në burg dhe 14 në kërkim

Advertismentspot_img

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 persona, të cilët dyshohet se, të veçuar ose në grupe, merreshin me shitjen e drogave të llojeve të ndryshme.

Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë fazës së hetimit janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë.

Sipas hetimeve, lëndët narkotike shpërndaheshin pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në disa raste, për transportin dhe shpërndarjen e drogës dyshohet se përdoreshin monopatina, taksi dhe shërbime “delivery”, me qëllim shmangien e vëmendjes së policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë, 685 gramë kanabis, një pistoletë, 90 fishekë, 12 automjete dhe 35 telefona celularë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular