Policia e Lushnjës ka arrestuar një 60-vjeçar me profesion mësues, pasi dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13-vjeçare.
Madrid Sula, mësues në shkollën 9-vjeçare “Thanasaj”, dyshohet se prej kohësh i dërgonte mesazhe të miturës.
Në gjendje të rënduar dhe e shokuar, 13-vjeçarja fillimisht i ka treguar nënës dhe më pas babait, të cilët kanë bërë denoncimin në Policinë e Lushnjës.
Pas administrimit të mesazheve, policia ka nisur hetimet dhe ka bërë arrestimin e mësuesit.
Për të ruajtur integritetin dhe identitetin e të miturës, nuk bëhen publike të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e saj.







