Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Zbarqe të Ndroqit. Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe municion, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në komisariat.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu (çifte) dhe municion.Për sqarimin e rrethanave, 4 persona janë shoqëruar në komisariat.
Tre vëllezër dhe djali i njërit prej tyre kanë qenë në drekë dhe njeri prej tyre kishte pasur çiften me vete dhe ka gjuajtur për qejf në ajër.
Para se të shkonte policia në vendngjajre, arma e zjarrit është fshehur në ferra.
Pas kësaj dhe për të sqaruar rrethanat e plota të 4 personat u shoqëruan në polici.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.







