Pas përkthimit ne gjuhën frënge të premten është promovuar në Paris romani “Shtëpia e Verdhë” e shkrimtarit të talentuar shqiptar Bashkim Hoxha, një vepër letrare që shërben me shumë së letërsi pasi autori ka mundur të rrëzojë, ose çmontojë mega gënjeshtrat serbo-ruse sa i përket trafikut të organeve nga UCK të cilat sipas tyre kryheshin edhe në Shqipëri.
“Të premten në mbrëmje, në ambientet e Qendrës Kulturore Albanais 28/11 në Paris, unë (si përkthyes dhe redaktor) dhe shkrimtari Bashkim Hoxha patëm kënaqësinë, si pjesë e javës së Shqipërisë të organizuar nga qendra, të kalonim një mbrëmje rreth romanit “La maison jaune” (botimet Voskopoja, 2026), një vepër fiksioni që po thyen gënjeshtrën e vërtetë ruso-serbe rreth trafikimit të dyshuar të organeve të kryer nga #UÇK gjatë luftës së Kosovës. Sepse është edhe përmes letërsisë, dhe artit në përgjithësi, që ne do të jemi në gjendje të mbrojmë të vërtetën dhe drejtësinë, përveç nevojës urgjente sot për harmonizim dhe angazhim institucional nga Tirana dhe Prishtina” – shkruan përkthyesi i veprës Sébastien Gricourt .
Ndërsa autori, Bashkim Hoxha në rrjetin social FB shkruan: -“Faleminderit organizatorëve dhe pjesëmarrësve dhe audiencës për debatin shumë stimulues dhe iniciativat që dolën prej tij.
Një mbrëmje e bukur me shumë emocione të premte në Paris në Centre Culturel des Albanais 28/11, në frëngjisht. Duke marrë shkas nga botimi në Francë i romanit SHTEPIA E VERDHE, për më shumë se tre orë bëmë bisedë për tema të rëndësishme të shqiptarisë. Në fund të takimit unë si autor dhe prestarë të takimit firmosëm edhe një kopje të romanit për t’ia dërguar Carla del Pontes. Një libër i Carla Del Ponte-s vuri në qarkullim një histori që pati pasoja; ne vendosëm t’i dërgojmë asaj një roman që tregon çfarë mund të ndodhë kur një histori e paprovuar fillon të jetojë si e vërtetë”.







