Një aksident i rëndë rrugor në zonën e Nea Peramos, në Kavallë, ka përfunduar me dy viktima, të dy me origjinë shqiptare
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, më 3 tetor 2026, në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e plazhit të Ammolofëve. Një motocikletë u përplas me një skuter elektrik, duke shkaktuar plagosjen rëndë të dy drejtuesve.
Fillimisht humbi jetën një 34-vjeçar, i cili drejtonte motorin. Ndërkohë, drejtuesi 36-vjeçar i skuterit elektrik u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës dhe u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë gjatë natës.







