HomeLifestyleMichael Douglas pranon pas 40 vitesh lidhjen e fshehtë jashtëmartesore me aktoren...

Michael Douglas pranon pas 40 vitesh lidhjen e fshehtë jashtëmartesore me aktoren Kathleen Turner

Advertismentspot_img

Aktori i njohur amerikan Michael Douglas ka pranuar për herë të parë publikisht se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me aktoren Kathleen Turner gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone”, në vitin 1984.

Michael Douglas

Douglas, tashmë 82 vjeç, e ka rrëfyer historinë në kujtimet e tij të ardhshme, “One Helluva Ride”, një pjesë e të cilave është publikuar nga revista People.

Në atë periudhë, Douglas ishte i martuar me gruan e tij të parë, Diandra Luker. Në librin e tij, aktori shkruan se martesa e tyre ndodhej në një periudhë të vështirë dhe e përshkruan veten si “teknikisht i martuar, por i ndarë” në kohën kur nisi marrëdhënien me Turner.

Douglas tregon se u tërhoq menjëherë nga Kathleen Turner, duke e përshkruar atë si inteligjente, gazmore dhe tërheqëse. Sipas tij, mes dy aktorëve pati një kimi të menjëhershme gjatë xhirimeve.

1

Në atë kohë, publiku kishte vënë re gjithashtu afrimitetin mes tyre. Për këtë arsye, Douglas dhe Turner u detyruan ta mohonin lidhjen dhe ta shpjegonin afrimitetin e tyre duke thënë se të dy ishin thjesht “flirtues të tmerrshëm”.

Por, sipas Douglas, ky ishte një justifikim për të fshehur të vërtetën.

Aktori ka rrëfyer se marrëdhënia me Turner nuk ishte e vetmja lidhje që kishte pasur gjatë asaj periudhe. Para saj, ai kishte pasur një lidhje me skenaristen e “Romancing the Stone”, Diane Thomas.

Douglas thotë se e vërteta për lidhjen me Turner mbeti e fshehur për rreth 40 vjet.

“Gënjeshtra kishte për qëllim të mbronte gruan dhe djalin tim, një gënjeshtër që ia thamë botës për 40 vjet”, shkruan ai në kujtimet e tij.

2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular