HomeBota“Ka shumë zemërim në rrugë”- Mijëra njerëz protestojnë në Spanjë për krizën...

“Ka shumë zemërim në rrugë”- Mijëra njerëz protestojnë në Spanjë për krizën e strehimit

Advertismentspot_img

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në qytete të ndryshme të Spanjës, duke kërkuar masa më të forta për mbrojtjen e qiramarrësve, pasi Parlamenti rrëzoi një paketë masash emergjente për krizën e strehimit.

Rreth 50 marshime u zhvilluan në qytete të ndryshme, mes tyre Madrid, Valencia dhe Barcelona. Në Valencia, protesta u shoqërua edhe me përplasje mes disa demonstruesve dhe policisë.

“Ka shumë zemërim në rrugë”, tha një zëdhënës i Sindikatës së Qiramarrësve të Valencias. 

Protestat pasuan votimin e së premtes në Kongresin spanjoll, ku një dekret i qeverisë së kryeministrit Pedro Ssnchez për trajtimin e krizës së strehimit u rrëzua me 178 vota kundër në një parlament me 350 vende.

Paketa e masave synonte, ndër të tjera, të forconte mbrojtjen e qiramarrësve vulnerabël nga dëbimet, të zgjaste masat për kufizimin e rritjes së qirave dhe të vendoste rregulla më të forta për tregun e qirave afatshkurtra.

Në qendër të zemërimit publik është bërë rasti i Maria del Carmen Abascal, një 87-vjeçare e cila u dëbua nga apartamenti në Madrid ku kishte jetuar për rreth shtatë dekada. Qiraja e saj ishte rritur ndjeshëm, nga 500 euro në muaj në 2,650 euro dhe më pas në 1,650 euro, shumë që ajo nuk mund ta përballonte me pensionin e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular