HomeKronikePolici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti në hyrje të Korçës/...

Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti në hyrje të Korçës/ Viktima një 60-vjeçar, efektivi përfundon në reanimacion

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës

Një drejtues motomjeti ka humbur jetën, pasi është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një punonjës policie i qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Viktima, drejtuesi i motomjetit, mësohet se ishte rreth 60 vjeç.

Punonjësi i policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular