HomeBotaIncidenti gjatë fluturimit për në Izrael, zbardhet dëshmia e pilotit që tentoi...

Incidenti gjatë fluturimit për në Izrael, zbardhet dëshmia e pilotit që tentoi të rrëzonte avionin: Doja të hakmerresha për Gazën

Advertismentspot_img

Hamam al-Hammami, bashkëpiloti nga Omani, i cili sulmoi brutalisht kapitenin e avionit që fluturonte nga Dubai për në Tel Aviv dhe më pas u përpoq ta rrëzonte avionin javën e kaluar, donte hakmarrje për Gazën, raportoi një transmetues televiziv në Izrael duke cituar hetuesit.

Aktualisht i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai tha se plani i tij përfshinte operimin e fluturimit në një mënyrë rutinore, sigurimin e të gjitha lejeve të detyrueshme për ulje dhe më pas rrëzimin e avionit, siç detajohet nga The Times of Israel.

Veprimet e tij u penguan kur kapiteni Smit Machchhar, një indian, pavarësisht se u plagos nga sulmi i tij, ia doli të hapte derën e kabinës duke lejuar pasagjerët që të kapnin dhe neutralizonin sulmuesin.

Wall Street Journal raportoi të premten se autoritetet e Omanit ia kishin ndaluar pilotit të fluturonte për shkak të dyshimeve se ai kishte “përqafuar” pikëpamje ideologjike radikale.

Aeroplani mbante më shumë se 170 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica prej të cilëve izraelitë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se i dyshuari i ishte nënshtruar “indoktrinimit radikal islamik” dhe kishte tentuar të rrëzonte aeroplanin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular