Drejtuesi i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi tregoi sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Chanel se si mund të ndërhyhet në ligj që të tjera foshnja të mos përfundojnë në qeli me nënat e tyre të dënuara.
Komisioneri Prençi shpjegoi veprimet e menjëhershme të Avokatit të Popullit për rastin e fundit, nga monitorimi i zonjës në burgun e Pojskës brenda dy orësh nga bërja e rastit publik, tek komunikimet me prokurorin e çështjes, që i paraprinë vendimit të sotëm të gjykatës.







