Pas dekretimit të 9 majit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve për kryebashkiakë
Një prej tyre është edhe ish-deputeti Lefter Maliqi i cili ka bërë publike ambicien për të garuar nën siglën e Partisë së Lirisë për Bashkinë e Kuçovës.
Në Report Tv, Maliqi deklaroi se ka marrë mbështetjen e kreut të PL-së, Ilir Meta, pas një takimi me të në paraburgim.
“Unë jam drejtues politik i Partisë së Lirisë. Jam takuar me Metën presidentin të cilit i uroj lirim të shpejtë. Jam takuar disa herë me Metën në paraburgim është më në formë se kurrë. Kemi diskutuar shumë gjëra për zhvillimet politike, edhe për qarkun e Beratit.
Jam kandidat i vetëm nga Partia e Lirisë në zgjedhjet lokale. Është vënë në dijeni edhe Berisha, jam takuar edhe me z. Berisha, e kam vënë në dijeni që do të vijë propozimi nga zoti Meta dhe sigurisht bashkë ”, u shpreh Maliqi.
Ai tha se synon të garojë edhe me mbështetjen e opozitës.







