HomeRajoniDedikim prekës nga Haga, Hashim Thaçi uron djalin e tij: Linde në...

Dedikim prekës nga Haga, Hashim Thaçi uron djalin e tij: Linde në kohë lufte dhe më dhe forcë për liri

Advertismentspot_img

Hagë, 22 nëntor 2026 – Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh të ndjerë emocional me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, Endritit, duke rikthyer në kujtesë çastet e vështira kur ai erdhi në jetë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një dedikimi të publikuar nga Haga, ku po mbahet prej pesë vitesh, Thaçi ka vënë në dukje se lindja e të birit i dha forcë të jashtëzakonshme për të vijuar me mish e me shpirt përpjekjet për çlirimin e vendit, me dëshirën e zjarrtë që ai dhe bashkëmoshatarët e tij të ishin brezi i fundit që vinte në jetë nën rrethana lufte.

“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, shkruan ish-kreu i shtetit të Kosovës në mesazhin e tij.

Ky urim vjen në një periudhë tepër të ngarkuar dhe sfiduese për familjen Thaçi, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi ish-presidentin me njëzet e pesë vite burgim për krime lufte.

Sakaq vetë Endrit Thaçi është shfaqur vazhdimisht aktiv në tubimet dhe protestat e organizuara në mbështetje të të atit.

Duket se ai po përpiqey kështu të nxjerrë në pah në vëmendjen publike sakrificat e viteve të luftës dhe shpresën për paqen e brezave të ardhshëm në Kosovë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular