Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari, e cila nuk arriti të merrte dot mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, përmes një kërkese në KQZ kërkon rinumërim të votave për kandidatët.
Fratari ishte renditur e 34-ta në listën e demokratëve në kryeqytet ku arriti të sigurojë 2000 vota.
Po ashtu, edhe LSI-ja kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë, si dhe përsëritjen e tyre për këto qarqe.