Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Yzberisht, rreth orës 21:30.
Drejtuesi i automjetit, M.Gj., 29-vjeç ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se 6-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.