HomeKronikePërplasen dy makina në tunelin e Krrabës, 3 të lënduar. Bllokohet mbi...

Përplasen dy makina në tunelin e Krrabës, 3 të lënduar. Bllokohet mbi një orë rruga

Advertismentspot_img

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti sot në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel

Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Mësohet se kjo ka shkaktuar bllokimin e rrugës për mëse një orë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular