Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikon në faqen e tij të “Facebook” një video-mesazh, lidhur me vettingun e politikanëve, të propozuar nga PD.
Në videon e publikuar nga Bardhi janë deklaratat e qytetarëve, të cilët pyeten nëse duhet bërë vettingu i politikanëve, dhe që të gjithë shprehen për “po”, madje sipas tyre, vettingu duhet të nisë pikërisht nga politika.
“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.
“Politikanët duhet të jenë të parët që kalojnë në Veting”,-shprehet një qytetare, “të gjithë duhet të kalojnë, nga i pari te i fundit”, vijon një tjetër qytetar.
Kujtojmë që Vetingu i politikanëve është nisma e re e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkon pastrim të atij që e konsideron si “llumi i tranzicionit”.