“Putini ka një ushtri të madhe. Ka një pozicion shumë të vështirë politik sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shton se “pa marrë parasysh” epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm “ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas”.
Ndërkaq, ai tha se India është në krah të Ukrainës në këtë luftë dhe e vetmja gjë që duan është që rusët të largohen.