HomeKryesoreEMRAT/Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatin për kryetarët e degëve në Korçë dhe...

EMRAT/Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatin për kryetarët e degëve në Korçë dhe Gramsh: Ja kandidatët që fituan

spot_img

Ka përfunduar procesi zgjedhor i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit në degët e Gramshit dhe Korçës.

Pas numërimit të fletëve të votimit në Korçë u shpall fitues me 48% të votave Devis Osmani.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit për Korçën:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Korcë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Korcë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, z. Devis Osmani me 48% të votave

Ndërkohë që fitues në degën e Gramshit u shpall Kodhel Cala me 38.5% të votave.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit për Gramshin:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore të ardhura nga PD Dega Gramsh, të shpallë Kryetar, ndërmjet 5 kandidaturave, z. Kodhel Cala me 38.5% të votave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular