HomeKryesoreFTESA! Berisha: Demokratët e ftohur, të hatërmbetur e të hidhëruar të na...

FTESA! Berisha: Demokratët e ftohur, të hatërmbetur e të hidhëruar të na bashkohen

spot_imgspot_img

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të jenë pjesmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Nga foltorja e Kuvendit, në Pallatin e Kongreseve, Berisha tha se Qeveria e Ramës do të mundet edhe 6 herë të tjera. Po ashtu ai kërkoi nga demokratët që të kthehen në parti dhe të japin kontribut.

‘Kush do bashkëpunim me ne jemi të gatshëm, qëndrojmë të vendosur me idealet dhe qëndrimet tona. Ky Kuvend hap një kapitull historik për ne, e marshit tonë drejt fitores. Pyesin, ku mundet Edi Rama? Së bashku e kemi mundur 3 herë, edhe 6 herë të tjera do ta mundim. Por ky marsh, ky udhëtim kërkon nga ne të bëjmë gjithcka, mbi të gjitha për zemrat e demokratëve që mund të jenë të ftohur dhe në hatërmbetje dhe të hidhëruar. Sot kemi këtu dhjetra e qindra delegatë, me të cilët para 6 Marsit ishim në pozicione të ndryshme. I falenderoj. Ata e bënë PD më të bashkuar e më të fortë. është i mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij. E rëndësishme është që të rendim e të shtrijmë dorën, të ftojmë dhe të kthejmë cdo demokrat, duke dhënë kontribut në fitoren e PD. Ne s’do jemi 40 apo 50 mijë por trefishi i tyre. Kjo është parti me histori, hapja është dhe do mbetet leva e .. për të ndryshuar Shqipërinë. Sot kemi të reja e të rinj të shkolluar që duan energjinë ti derdhin në këtë vend, por ata largohen nga Shqipëria cdo ditë e më shumë. Do të ftojmë dhjetëra e mijëra nga diaspora e emigracioni të kontribuojnë në këtë vend, të shndërrohemi ne shqiptarët në kombin që lind fëmijë për të stolisur këtë vend për të stolisur Shqipërinë, rroftë Shqipëria.’-tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular