HomeKryesore“Nëse vdes në rrethana misterioze, janë rusët”- Zbulohet kërcënimi që çoi Elon...

“Nëse vdes në rrethana misterioze, janë rusët”- Zbulohet kërcënimi që çoi Elon Musk të bënte postimin e çuditshëm

spot_img

Elon Musk mendon se qeveria ruse është e gatshme ta rrëmbejë atë, ndoshta dhe ta vrasë. Në mbështetje të teorisë së tij, njeriu më i pasur në botë ka publikuar një kërcënim të ardhur në adresë të tij.

Musk shkroi ditën e djeshme në Twitter: “Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që ju njoha”.

Ky Twitter i pazakontë erdhi 6 minuta pasi Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, dha një deklaratë për mediat ruse duke akuzuar se Musk ka ndihmuar Ukrainën gjatë agresionit brutal rus. Rogozin akuzoi miliarderin se ishte “i përfshirë në furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje të komunikimit ushtarak”. Pas këtyre deklaratave Rogozin bëri dhe paralajmërimin ogurzi… “Do të mbash përgjegjës si një i rritur, pavarësisht se sa do të bësh si budalla”.

Kujtojmë se Terminalet e SpaceX Starlink po përdoren nga forcat ukrainase për të zhvilluar komunikimin e vazhdueshëm në internet. Nga ana tjetër Rusia po përpiqet ta çaktivizojë atë, pasi është një hallkë kritike në ecurinë e luftës.

Rogozin vazhdoi … “Nga dëshmia e komandantit të kapur të Brigadës së 35-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, kolonel Dmitry Kormyankov, rezulton se terminalet e internetit të kompanisë satelitore Starlink të Elon Musk u janë dorëzuar militantëve të Batalioni nazist Azov dhe marinsave ukrainas në Mariupol me helikopterë ushtarakë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular