Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 48-vjeçare është gjetur pa jetë anash lumit Shkumbin.
Mësohet se viktima Nexhmije Hasani është gjetur e vdekur afër fshatit Mirake, Librazhd, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.