Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me autobusin i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Korrespondenti i Panorama raporton se autobusi ishte duke transportuar punonjës fasonerie nga Cakrani i Fierit për në Vlorë.
Për fat të mirë, punonjësit kanë zbritur në kohë duke i shpëtuar flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.