HomeKryesore“Nuk është provokim”- Alibeaj tregon pse përfshiu në Komisionin e Reformës Zgjedhore...

“Nuk është provokim”- Alibeaj tregon pse përfshiu në Komisionin e Reformës Zgjedhore deputetin e Berishës: Duhet të bëjmë betejë ose…

spot_img

Sot Partia Demokratike ka miratuar një listë me emra deputetësh, të cilët do ti cohën Kuvendit për miratim si anëtarë të Komisioneve të Posaçme. Një prej tyre ishte edhe Oerd Bylykbashi, i cili është caktuar si anëtar për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët nëse ky është provokim, Alibeaj tha se nuk është e tillë, por emrat e përzgjedhur janë në bazë të aftësisë dhe eksperiencës që kanë.

“Pjesëmarrja në komisione bazohet tek eksperianca, profesionalizimi dhe nuk ka kurrë fare lidhje. Janë emra që kanë në të shkuarën e tyre eksperiencën dhe aftësinë jo vetëm për të bërë debatin profesional dhe atë publik.

Nuk e bëj as për provokim as për gjë. Zoti Bylykbashi është për funksionet që ka pasur. Është një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj që ka ndodhur në këto vite. Une besoj që e ka përvojën dhe aftësinë, por edhe dëshirën për të kapërcyer këto pengesa.

Nuk është provokime. Emrat që janë vendosur aty janë ata që dinë dhe kanë cfarë të japin. Është hapësirë dhe mundësi për të kontribuuar për disa gjëra që janë të përbashkëta.

Dilema është kjo: Ose i ikim betejave ose bëjmë betejë. Betejë do të bëjmë edhe për këto dy komisione. ”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular