HomeKryesorePresident vetëm me votat e PS, konferenca e kryetarëve vendos sot për...

President vetëm me votat e PS, konferenca e kryetarëve vendos sot për raundin e katërt! Afatet dhe kushtet

Advertismentspot_img

Mazhoranca dhe opozita dështuan për të tretin raund për të zgjedhur një President me konsensus. Dje, raundi i tretë u dogj duke mos pasur asnjë kandidaturë.

Në përfundim të seancës plenare të përfundimit të raundit të tretë, Balla akuzoi opozitën se nuk mori përgjegjësitë që në tri raundet e para të vinte me një kandidaturë për President siç ishte dakordësuar.

“Siç e patë ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur propozim konkret nga opozita. Raundi i dytë dhe i tretë ne nuk do të kishim një propozim tonin me besimin se opozita do të merrte përgjegjësitë për të propozuar kandidatura në proces. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi ku dëshira jonë është të dialogojmë me këdo. Mos të harrojmë që në raundet e fundit Kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues ku askush nuk mund të marrë peng zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh Balla.

Ndërkohë që sqaroi se në ditët në vijim do të mblidhte kryesia e Grupit të PS për të filtruar kandidatët që janë prodhuar nga procesi me zarfe të mbyllura në PS dhe më pas sipas procedurës kandidati që do të zgjidhet do depozitohet në Parlament me 20 firma deputetësh.

“E para në raundin e 4-t PS do propozojë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 mars. Një forcë politike serioze bën dhe një proces paraprak përzgjedhës. Përgjatë këtij ne kemi identifikuar dhe vijojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin disa prej pritshmërive që kanë qytetarët. Ne duam që Presidenti apo presidentja në 5 vitet e ardhshme të jetë autoritet moral.

Të mos jetë Presidenti PS, por i gjithë shqiptarëve. Ne brenda forcës tonë kemi rregulla që do t’i respektojmë, do bëjmë diskutim të gjerë e thelluar në kryesi, më pas në grupin parlamentar prej ku do merret dhe mbështetja si e kërkon Kushtetuta me të paktën 20 firma mbështetëse. Në këtë rast, PS ka 74 mandate dhe ajo që është me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit”, tha Balla për hapat që do të ndiqen nga sot në PS për emrin e ri të kreut të shtetit”, vijoi Balla.

Sot, konferenca e kryetarëve vendos për raundin e katërt

Konferenca e kryetarëve do të mblidhet sot për të vendosur se kur do të ezaurohet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit. “Nesër (sot) ditën e martë, datë 31 maj, ora 14:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës”, njoftoi Kuvendi.

Në konferencën e kryetarëve pritet që të vendoset se kur do të jetë mbledhja e radhës se Parlamentit për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit. Sipas Kushtetutës, raundi i radhës nuk mund të caktohet më vonë se 7 ditë. Ndërkohë kujtojmë që në raundin e 4 dhe të 5 Kushtetuta e Shqipërisë aktivizon dispozitën e zhbllokimit të krizës, pra, të zgjedhjes së Presidentit të ri me shumicë të thjeshtë. Pra, këtë herë do të mjaftojnë vetëm votat e PS për të zgjedhur Presidentin.

Por nëse kthehemi 5 vite pas në kohë kur u zgjidh Ilir Meta në krye të presidencës, ndonëse në raundin e 4-t ku kishte hyrë në fuqi mekanizmi zhbllokues ai mori 87 vota. Kujtojmë që e drejta për të propozuar kandidat në 2017 i la opozitës. Megjithëse ishte një kandidaturë konsensuale që mori edhe votat e socialistëve në Parlament, kandidatura e Metës për t’u depozituar në Parlament nuk mbante firmën e asnjë socialisti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular